Viti Ri në Budapest, Vjenë dhe Pragë, 29 Dhjetor- 3 Janar – 6 Ditë €499

  • 1

Dita e Parë, 29 Dhjetor 2018: Fluturimi Direkt për në Budapest. Nisja më 23.35 – Mbrritje më 23.55. Transfertë nga Aeroporti i Budapestit për në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë, 30 Dhjetor 2018: Mëngjesi në Hotel. Paradit Vizitë e shkurtër panoramike në Budapest. Nisja për në Vjenë. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritja në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë, 31 Dhjetor 2018: Mëngjesi në Hotel. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Sistemimi në Hotel.
Opsionale: Viti i Ri me zgjedhje opsionale.
Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt, 1 Janar 2019: Mëngjesi në Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Shëtitje panoramike, Praga natën. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë, 2 Janar 2019: Mëngjesi ne Hotel. Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë, 3 Janar 2019: Transfertë për në aeroportin e Budapestit. Nisja më 14.25. – Mbrritje më 15.50. Fluturimi për në Shqipëri.

Me Shume Detaje: Çmimi përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.

You may also like...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *