Pranverë në Stamboll, 4 Ditë €229
Turqi
Dita e Parë: Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll. Nisja në 17.05. Mbërritja në Stamboll në 19.45. Pritja nga përfaqësuesi ynë. Transferta nga aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë: Mëngjezi në Hotel. Vizitë panoramike me guidë në: Xhamia Blu, Hipodromi, Bazilika e famshme të Shën Sofisë. Dollmabahce, Kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës. Në pjesën aziatike, vizitohet Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, kodra e të dashuruarve). Vazhdon vizita në Qëndrën e Stabollit Taksim. Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite shkohet në Qendrën e Vjetër Tregtare Kapili Carshi.
Pasdite, OPSIONALE:Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Transfertë me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Stambolli në 09.25. Mbërritja në aeroportin e Rinasit në 10.10.
Nisja më 20, 27 Prill, 4, 11, 18 25 Maj
Kujdes: Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë te vlefshme për 6 muaj pas datës së kthimit.
-Bileta e avionit vajtje – ardhje.
-Akomodimi në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
-Transfertat Aeroport – Hotel – AeroportOPSIONALE:
1. Lundrim me anije në Bosfor 1.5 – 2 orë për të parë Europën e dhe Azinë €5.
2. Shtesë për Darkë €25 për 3 netë.